LAJMI I FUNDIT:

PEPR: OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja dëshirojnë që vendin ta çojnë përsëri në kaos

PEPR: OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja dëshirojnë që vendin ta çojnë përsëri në kaos

Partia për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) pohon se OBRM-PDUKM-ja dhe BDI-ja, me deklaratat e sotme të tyre, dëshirojnë që vendin ta çojnë përsëri në kaos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo është një lojë e flliqur ndërmjet këtyre dypartive politike, duke shtuar se presin që Gjykata Kushtetuese të sjellë vendim për shfuqizimin e PSP-së, si jolegjitime dhe kjo do të shkaktojë edhe një krizë.


Ata thonë se kuvendi nuk do të mundet që të sjellë një ligj të ri brenda 5 ditësh, pasi që nuk ka kryetar, nuk ka qeveri, pra nuk ka kush të sjellë një ligj të ri për PSP-në./Telegrafi/