LAJMI I FUNDIT:

PEPR: Edhe të vdekurit kanë votuar për Amdi Bajramin

PEPR: Edhe të vdekurit kanë votuar për Amdi Bajramin

Partia për emancipim të plotë të romëve (PEPR) do të bëjë padi penale deri te PSP për Listën zgjedhore në komunën e Shuto Orizarit dhe do të kërkojë të bëhet kontrolli i listave votuese nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe në vitin 2011, me se siç thuan ata, do të vërtetohen votuesit e falsifikuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Dëshmi akoma më e madhe janë audio dhe video xhirimet të cilat i posedon PSP, ku vetë deklarojnë në bisedën telefonike se edhe të vdekurit kanë votuar për Amdi Bajramin dhe të birin e tij. Konsiderojmë që kontrolli i këtillë duhet të zbatohet menjëherë sepse më 31 gusht do të vendoset për datën e zgjedhjeve. Partia me siguri pohon se në listat e votuesve të vitit 2011 dhe 2014 ka votues fantazmë, njerëz të cilët janë jashtë vendit dhe asnjëherë nuk kanë votuar, dhe njerëz të vdekur të cilët akoma gjenden në Listën zgjedhore. Konsiderojmë se njëherë e përgjithmonë duhet ti jepet fund këtij grupi kriminel me në krye Amdi Bajramin për falsifikime dhe le të ketë njëherë zgjedhje të ndershme dhe të rregullta në Shuto Orizarë, dhe le të fitojë ai të cilit populli do t’ia jep votën“, reagojnë nga PEPR./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori