Pep Guardiola shkaktoi habi në "Emirates" gjatë barazimit 1-1 të Manchester Cityt me Arsenalin në raundin e pestë të Ligës Premier.

Man City kaloi në avantazh 1-0 falë golit të Erling Haaland në minutën e 9-të, por ndeshja përfundoi me barazim pas golit të Gabriel Martinellit në kohën shtesë.


Gjatë ndeshjes, trajneri i Man Cityt bëri një veprim të papritur duke u përpjekur të puthte gjyqtarin e katërt, Craig Pawson. Gjyqtari ia doli të largohej, ndërsa tifozët mbetën të hutuar nga veprimi i Pep Guardiolës.

Pep Guardiola me gjyqtarin e katërt

Në rrjetet sociale, përdoruesit reaguan me habi: "A e pashë Pepin duke puthur gjyqtarin?", "Çfarë po ndodh?!" dhe "Pep duke u përpjekur ta puthë gjyqtarin?".

Incidenti mbeti momenti më i diskutuar i ndeshjes, ndërsa Man City nuk arriti të ruajë epërsinë dhe u ndal nga Arsenali në minutat e fundit. /Telegrafi/

telegrafi sport app