Pentagoni ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqen momentet para se të kryhej sulmi me dron nga ushtria amerikane në Kabul të Afganistanit.

Siç raporton New York Times, sulmi kishte ndodhur gjatë 29 gushtit, ku si pasojë kishin humbur 10 civilë – përfshirë shtatë fëmijë, transmeton Telegrafi.

Videoja që dikur cilësohej si sekrete për opinionin, tani mund ta shohin të gjithë, pasi Pentagoni e ka bërë publike ku si pasojë e sulmit me dron nga ushtria amerikane, humbën jetën 10 civilë.

Pamjet janë marrë nga kamerat e dy dronëve – që sipas zyrtarëve ushtarakë bëhet fjalë për MQ-9 Reaper, ku tregon sesi ndodhi ngjarja para se e tërë lagjja të “shndritej” nga bomba.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe asokohe Pentagoni, por se në ato momente nuk vërehej qartë nëse kishte përreth civilë dhe me të hedhur bomba, ishte vonë që të parandalohet shpërthimi i saj.

Ushtria ishte në kërkim të vazhdueshëm të një terroristi të ISIS-it, i cili shpërtheu një bombë në afërsi të aeroportit të Kabulit.

Tre ditë më parë, një sulm tjetër kamikaz kishte ndodhur në aeroport, ku si pasojë ishin vrarë të paktën 182 persona – përfshirë 13 ushtarë amerikanë.

Trupat amerikane gjatë 29 gushtit po e gjurmonin shoferin në Toyota Corollan e bardhë për më shumë se tetë, ku pasi e lokalizuan hodhën bombën duke menduar se ishte anëtar i ISIS-it që po transportonte bomba. Mendohej se ishte Zemari Ahmadi, por në fund doli të jetë një punonjës në qendrën ndërkombëtare edukative. /Telegrafi/