LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni: Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj nga SHBA-ja

Pentagoni: Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj nga SHBA-ja

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e HIMARS (High Mobility Artillery Rocket Systems) për Kroacinë në vlerë të 390 milionë dollarëve (353 milionë euro), njoftoi Pentagoni.

Siç raporton reuters, Pentagoni njoftoi se Lockheed Martin do të përfshihen në marrëveshje, shkruan index.hr.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq kohët e fundit njoftoi për investime të mëtejshme në ushtrinë kroate, ndër të tjera, ai tha se plani është blerja e raketave të fuqishme vetëlëvizëse amerikane me shumë tyta HIMARS.


HIMARS është një sistem artilerie jashtëzakonisht i lëvizshëm tokë-tokë me rrota. Sistemi përfshin një kamion, një sistem për menaxhimin e zjarrit dhe një kontejner me kapacitet prej gjashtë raketash.

Blerja e një sistemi të tillë do të ndryshonte raportet në rajon pasi asnjë shtet nuk e posedon këtë armë.

Në Evropë, sipas informacioneve të disponueshme, këtë armë e posedon vetëm Polonia, Rumania dhe Ukraina.

Italia, Letonia dhe Estonia janë në proces të blerjes së tij.

Ndryshe, HIMARS do të rriste në mënyrë dramatike fuqinë e forcave tokësore kroate në krahasim me shumë vendet ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori