LAJMI I FUNDIT:

Pensionistja doktoron në moshën 91-vjeçare!

Pensionistja doktoron në moshën 91-vjeçare!

Një mësimdhënëse nga Besançoni i Francës, pasi është pensionuar ka vendosur të fillojë studimet për të doktoruar në filozofi.

Colette Bourlier ka studiuar për 30 vite, sepse është dashur të bëjë pushime të detyruara për shkak të gjendjes shëndetësore.


Me gjithë pauzat, ajo nuk i ka ndërprerë punimet në tezën: “Punëtorët emigrantë në Basaçon në gjysmën e dytë të shekullit 20”, transmeton Telegrafi.

Universiteti Franche-Comte i ka dhënë asaj ‘nderin më të lartë’, për përpjekjet dhe hulumtimet e vazhdueshme.

“Ishte kandidatja më jo tipike për doktoraturë”, ka thënë mentori saj Serge Ormaux. “Ajo është personi i vetëm që di gjithçka nga të gjitha aspektet dhe i bënë bashkë në mënyrë të shkëlqyer”. /Telegrafi/