LAJMI I FUNDIT:

Pensionistja bashkohet me Land Roverin me të cilin u fotografua para 70 vitesh (Video)

Pensionistja bashkohet me Land Roverin me të cilin u fotografua para 70 vitesh (Video)

Kohëzgjatje e madhe dhe ndryshime të shumta kanë ndodhur prej atëherë, në botë e automobilizmit

Dorothy Peters kishte punuar si 15-vjeçare, në punëtorinë e Land Rover që ndodhej në Lode Lane të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Derisa ishte duke punuar, nga prodhimi ka dalë një prej njësive të para të kësaj makine, apo thënë më mirë, makina e 16-të dhe ajo shfrytëzoi rastin që të fotografohej para kësaj makine.

Tani që kanë kaluar shtatë dekada, pensionistja ua tregoi atë imazh që e mban me krenari, te zyrtarë e trashëgimisë së Land Rover, ndërsa doli se Mike Bishop e kishte në pronësi, pikërisht këtë makinë të rrallë.

Ai shprehu dëshirën, që t’i bënte bashkë pas 70 vitesh dhe jo vetëm, pasi e dërgoi atë në punëtorinë që ishte dikur si dhe në fabrikën moderne.

Bashkë më makinën e vjetër, që ka gjendje shumë të mirë, ata edhe kaluan nëpër terrenin e modifikuar, që ngjanë sikurse shtigjet e egra të xhunglës.

“As që e kam menduar ndonjëherë, që një prezantim i tillë, do të më dërgonte në një segment të largët, por që se kam harruar kurrë”, ka thënë ajo për mundësinë e mahnitshme. /Telegrafi/