LAJMI I FUNDIT:

Pensionistët kërkojnë që t’iu rikthehet dinjiteti

Pensionistët kërkojnë që t’iu rikthehet dinjiteti

Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar me moton “Në mbrojtje të të drejtave njerëzore të të moshuarve”, me që rast u tha se kjo kategori tash e sa vite është lënë pas dore.

Pensionistët e pranishëm në këtë ceremoni, kërkuan që të rikthehet dinjiteti i tyre në shoqëri.


Zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, tha se është për t’u krenuar fakti se Kosova ka popullsinë me moshën mesatare më të re në Ballkan. Ai ftoi që t’i kushtohet vëmendje e posaçme të ardhmes së të rinjve.

“Jemi krenarë që kemi moshën mesatare më të re në Ballkan, mbase edhe në Evropë vetëm 30 vjet, mirëpo askush nuk ka folur për ardhmërinë e këtyre 30-vjeçarëve dhe ata 30-vjeçarë do të jenë 60-vjeçarë. Kjo duhet të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributin e te moshuarve në familje, komunitete dhe në të gjithë shoqërinë. Asnjëherë nuk është vonë për të kundërshtuar sjelljet e rrezikshme, për të promovuar shëndetin. Për shembull ulja e pirjes së duhanit. Më gjeneratat që po vijnë do të kemi nevojë për ju edhe për më shumë vite të tjera”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, duke folur për rëndësinë e kësaj dite duke shpalosur edhe fakte në kuadër të saj, promovoi vaksinimin sezonal kundër gripit, ndërsa ftoi të moshuarit pjesëmarrës që të shfrytëzojnë rastin të vaksinohen.

Sabrie Nimani, përfaqësuese e grave të moshuara, tha se shumë herë është shtruar kërkesa nga sindikata që në bisedimet me Serbinë të kthehen mjetet financiare të pensionistëve nga pala serbe.

“Pala kosovare nuk e shtroi asnjëherë këtë çështje. Si duket, po presin që të vdesin më shumë pensionit që Serbia të kthejë më pak mjete. Sot është fare e pamundshme që pensionisti të bëjë jetë me këtë lloj pensioni që nuk i afrohet asnjë pensioni në rajon”, u shpreh ajo.

Në emër të pensionistëve të Kosovës, sekretari i pensionistëve, Hasan Berisha, tha se pensionistët kontributpagues që marrin mesatarisht 174 euro në muaj, harxhojnë rreth 5 euro në ditë dhe sipas tij, kjo situatë lë për të dëshiruar.

“Gjeneratat e vjetra, posaçërisht pensionistët kontribut pagues, mendojnë se dinjiteti i pensionistëve është lënë pasdore. E fatkeqësisht edhe tash e tutje. Në 2016-ën është bërë një korrigjim i vogël, por problemet janë ende prezente. Kontribut-pagues janë 44 mijë e që gjithsej kanë 171 mijë. Nëse 171 mijë konvertohen në 1 milion e 800 mijë del se 94 për qind janë të moshuar që realizojnë një pension simbolik”, u shpreh ai. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Ekonomi
Kalo në kategori