LAJMI I FUNDIT:

Pensionet e veteranëve dalin sot nga ora 14:00-15:00

Pensionet e veteranëve dalin sot nga ora 14:00-15:00

Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pritet të dalin sot. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Pensionet për veteranët dalin sot nga ora 14:00-15:00. “Kështu e kemi premtimin. Pra, sot do të dalin për tre muaj në mënyrë retroaktive dhe më 25 nëntor do ta marrin pagën tjetër”, tha ai për portalin arbresh.info.


Kështu pati premtuar edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka pasur ditë më parë më përfaqësuesit e OVL të UÇK-së. “Veteranët e luftës së UÇK-së, më së largu të premten, do t’i marrin pensionet e parapara me ligj”.

“Në takimin me përfaqësues të OVL-UÇK, të kryesuar nga kryetari, Hysni Gucati, i njoftova se ligji për rishikim të buxhetit, i cili është miratuar në Kuvend, do t’i dërgohet Presidentit për dekretim”.

“Premtoj se vitin e ardhshëm nuk do të kemi probleme të këtij lloji për pensionet e kategorive të lirisë”. /Telegrafi/