LAJMI I FUNDIT:

Pengmarrja e aeroplanit të EgyptAir – ndiqni gjithçka LIVE (Foto/Video)

Pengmarrja e aeroplanit të EgyptAir – ndiqni gjithçka LIVE (Foto/Video)

Në aeroplan ka ende të mbajtur peng

Një njeri i cili thuhet të jetë i mbështjellë me eksploziv ka rrëmbyer një avion pasagjerësh.

Shtatë persona, duke përfshirë tre udhëtarë të huaj, janë ende duke u mbajtur në aeroplanin e Egyptair, i cili zbarkoi në Qipro, transmeton Telegrafi.


Fluturimi MSR181 ka bartur 81 udhëtarë – përfshirë katër britanikë dhe një shtetas irlandez – kur u rrëmbye nga një shtetas egjiptian i quajtur si Ibrahim Samaha.

Shumica e pasagjerëve të tjerë janë lejuar të zbarkonin. /Telegrafi/

———————————–

Lirohen pasagjerë tjerë – rasti s’ka të bëjë me terrorizëm

Katër deri në pesë pasagjerë janë parë të kenë dalë nga aeroplani i Egyptair i rrëmbyer dhe i devijuar për në aeroportin Larnaca në Qipro të martën, ka raportuar media shtetërore qipriote.

Nuk është ende e qartë se sa persona kanë mbetur brenda aeroplanit. Më herët, Egyptair ka raportuar se katër pasagjerë të huaj dhe ekuipazhi prej 7 anëtarësh kanë mbetur në bord ndërsa janë liruar 49 të tjerë.

Duke u thirrur në burime të sigurisë, media shtetërore e Qipros ka raportuar se motivet e rrëmbyesit duket të kenë qenë personale, dhe ka kërkuar të kontaktojë me ish-gruan e tij, e cila jeton në Qipro.

“Nuk është diçka që ka të bëjë me terrorizëm”, ka thënë presidenti qipriot, Nicos Anastasiades.

———————————-

Rrëmbyesi i EgyptAir është profesor universitar i veterinarisë

Rrëmbyesi i aeroplanit EgyptAir, Ibrahim Abdel Tawwab Samaha, është profesor i mjekësisë veterinare në Universitetin e Aleksandrisë, tregon lista e stafit në ueb-faqen e universitetit, raporton Reuters.

Sipas kësaj ueb-faqeje, Samaha është shef i departamentit për shëndetësinë e ushqimit.

———————————–

Një avion i kompanisë egjiptiane EgyptAir, i cili fluturonte nga Aleksandriaa në Kairo, është rrëmbyer dhe detyruar të ulet në Qipro, kanë bërë të dityr zyrtarët qipriotë, në orën 8:30.

Agjencia Associated Press citon zyrtarët që thonë se besojnë se ka një bombë në avionin që u ul në aeroportin e Larnakës.

Një tjetër zyrtar thotë se me sa duket ka më tepër se një rrëmbyes.

Rrëmbyesit kanë kërkuar që autoritetet të lënë të lirë pistën, për të liruar gratë e fëmijët, të cilët kanë filluar tashmë të zbresin nga avioni, bën të ditur Andrulla Vasiliu, ish-komisionere e BE për Arsimin.

Autoritetet e aviacionit civil egjiptian thonë se piloti është kërcënuar nga një pasagjer me brez eksplozivi.

Deklarata nga aviacioni egjiptian sqaron se fluturimi MS181 është një Airbus A320 me 55 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord.

Rrëmbyesit kanë liruar të gjithë shtetasit egjiptianë, por po mbajnë peng pesë shtetas të huaj dhe anëtarët e ekipazhit. Pasagjerët e mbajtur janë tre anglezë, një italian e një irlandez.

Më herët, agjencia Reuters shkruante se në bord ishin 8 britanikë e 10 amerikanë.

Kompania egjiptiane ka publikuar në Twitter se në bord ishin 56 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

Është bërë i ditur emri i njërit prej rrëmbyesve, Ibrahim Samaha, shtetas libian, i cili kërkon azil në Qipro.

Media egjiptiane ka publikuar foton e pengmarrësit Ibrahim Samaha, libiani 27-vjeçar që mban 11 persona në avionin e EgyptAir, katër pasagjerë të huaj dhe 7 anëtarët e ekuipazhit.

Ai kërkon që t’i dërgojë një letër ish-gruas së tij, përveç azilit politik. /javanews/

—————————

Deri më tani janë liruar nga aeroplani i rrëmbyer i Egyptair të gjithë pasagjerët, përveç katër të huajve dhe ekuipazhit të aeroplanit.

Sot është rrëmbyer aeroplani i linjës ajrore të Egyptian airlines, përkatësisht fluturimi MS181, i cili po udhëtonte nga Alexandria në Kajro.

Ai është rrëmbyer nga një pasagjerë i cili ishte i “pajisur” me një jelek vetëvrasës. /Telegrafi/

—————————

Siç raportojnë mediat e huaja, deri më tani janë liruar nga aeroplani i rrëmbyer i Egyptair të gjithë pasagjerët, përveç katër të huajve dhe ekuipazhit të aeroplanit.

Sot është rrëmbyer aeroplani i linjës ajrore të Egyptian airlines, përkatësisht fluturimi MS181, i cili po udhëtonte nga Alexandria në Kajro.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai është rrëmbyer nga një pasagjerë i cili ishte i “pajisur” me një jelek vetëvrasës.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai e ka detyruar pilotin të aterrojë në Aeroportin Larnaka, Qipro, transmeton Telegrafi.

Raportohet se në aeroplanë gjenden 81 pasagjerë dhe bordi i aeroplanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori