Adoleshentja e paemëruar nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka ngritur dorën ku mbante një çips dhe menjëherë është rrethuar nga një grup pulëbardhash.

Megjithëse në gjithë plazh ka paralajmërime se nuk duhet ushqyer këto shpezë, ajo ka provuar eksperiencën për të cilën më pas është penduar, transmeton Telegrafi.

Me poshtë mund të shihni atë teksa hyri në ujë për të shpëtuar, ndërsa raportohet se ajo ka mundur të pësonte lëndime të konsiderueshme nga zogjtë e uritur. /Telegrafi/