Pendarovski: Të mos lejojmë asnjë fëmijë të rrijë në rrugë, jashtë sistemit arsimor, i margjinalizuar ose i keqpërdorur
Sot përderisa po flasim, në Ditën Botërore të Fëmijës, mijëra fëmijë në mbarë botën vdesin nga uria, mijëra janë pa çati mbi kokë, pa qasje në arsim, mijëra si refugjatë presin të gjejnë shpëtim dhe jetë më të mirë në vendet ndërkufitare, të ndonjë vendi, në kampe të improvizuara. Derisa këtë e flasim në udhëkryqet e kryeqytetit tonë, por edhe në qytetet e tjera, kemi fëmijë lypsarë, dhjetëra fëmijë jashtë sistemit të shkollës, kemi edhe fëmijë të cilët, në përgjithësi, nuk janë të evidentuar në librat amë të të lindurve. Duhet të përballemi me të gjitha këto probleme dhe të gjejmë zgjidhje konkrete shpejtë. U bëj apel institucioneve kompetente, të mos lejojmë asnjë fëmijë të jetë në rrugë, jashtë sistemit arsimor, i margjinalizuar ose i keqpërdorur.
Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në organizim të UNICEF në ngjarjen e titulluar “Thirrje e të rinjve për aksion për të ideuar një të ardhme më të mirë”, në të cilin bartësit e vendimeve dhe krijuesit e politikave patën mundësi t’i dëgjojnë të rinjtë dhe thirrjet e tyre për aksion për çështjet që janë të rëndësishme për gjeneratën e tyre – nga klima deri tek shëndeti mendor, arsimi, mundësitë e barabarta dhe cilësia më e mirë e jetës.
“Pandemia, për fat të keq, tregoi se sa të pambrojtur janë fëmijët dhe sesi realiteti i ri, i shëmtuar rrezikoi liritë e tyre, ëndrrat e tyre, fëmijërinë e shkujdesur. E gjithë kjo le të jetë një sfidë për të gjithë ne, një mundësi për një lloj rivendosjeje, vendosje prioritetesh dhe përfshirje thelbësore të të rinjve në proceset vendimmarrëse. Më lejoni t’u bëj thirrje edhe një herë të gjitha institucioneve kyçe që të punojnë në çështjet për fëmijët dhe të rinjtë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të lumtur. Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe të përfshihet në vendimmarrje. Rimendimi i së ardhmes duhet të fillojë nga e tashmja sepse pa rimenduar të tashmen nuk mund ta rimendojmë as të ardhmen”, tha presidenti Pendarovski.
Në fushën e arsimit, ai theksoi se arsim cilësor është i pamundur pa investuar në të, pa planprograme moderne dhe përvetësim të aftësive praktike. Është e nevojshme që arsimi të prodhojë staf në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Ngjarja e sotme, “Thirrja e të rinjve për veprim për të rimenduar një të ardhme më të mirë”, bazohet në iniciativën “Rimendoni të ardhmen” drejtuar nga UNICEF dhe presidenti Pendarovski, në të cilën të rinjtë anembanë vendit ndanë pikëpamjet dhe idetë e tyre për zgjidhje për sfidat më të mëdha që ata ndikojnë në jetën dhe të ardhmen e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë