LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski shprehet pesimist në lidhje me ndryshimet kushtetuese

Pendarovski shprehet pesimist në lidhje me ndryshimet kushtetuese

Edhe pse Kuvendi i Maqedonisë së Veriut solli vendim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski u shpreh pesimist se këto ndryshime nuk do të ndodhin.

Sipas tij, OBRM-PDUKM nuk do të ndryshojë qëndrimin dhe nuk do të votojë për këto ndryshime kushtetuese, për shkak se sheh mundësi për hyrje në Qeveri përmes kundërshtimit, apo bllokimit të procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam që nga të rrallët, për të mos thënë i fundit nga kjo strukturë që momentalisht është në pushtet i cili thotë se sipas deklaratave që vinë nga opozita momentalisht, është e qartë se nuk kemi dy të tretat. Unë nuk them se nuk ka diskutime me deputetë, por ajo që mund të shoh është se nuk shoh ndonjë mundësi për të ndryshuar disponimin në lidhje me ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Pendarovski.


Ai shtoi se nëse deri më 1 dhjetor nuk ndryshohet Kushtetuta, ka mundësi që Shqipëria dhe Mali i zi të përshpejtojnë rrugën drejt BE-së dhe Maqedonia e Veriut të mbetet e bllokuar bashkë me Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori