LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Perspektivat e integrimeve euroatlantike faktor kyç për demokratizimin e Ballkanit

Pendarovski: Perspektivat e integrimeve euroatlantike faktor kyç për demokratizimin e Ballkanit

Qëllimi ynë nuk është vetëm të jemi anëtare nominale, por anëtare e cila do të kujdeset edhe për sfidat më të gjera të sigurisë dhe aktivisht do ta mbështesë sigurinë globale…Pas ftesës për anëtarësim në Aleancë vendi në mënyrë të padiskutueshme hyri në ujërat më të qeta, por jemi larg nga ajo që të konfirmojmë se sfidat janë pas nesh. Terrorizmi, ekstremizmi fetar, emigrimi ilegal, sulmet kibernetike, luftërat hibride nuk do të zhduken. Jemi të vetëdijshëm se mënyra më efikase për ballafaqim me të a.q. kërcënime jotradicionale të sigurisë që janë lartë në agjendën e NATO-s, është përballja e përbashkët me to. Shkëmbimi informacioneve dhe bashkimi i resurseve të vendeve-anëtare dhe vendeve partnere mund vetëm të kontribuojnë për përballje më të mirë me sfidat, theksoi presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pemdarovski në fjalimin para pjesëmarrësve në punëtorinë me temë “Komunikimet strategjike dhe integrimet euroatlantike: Implikime për vendet e Ballkanit Perëndimor”. që sot po mbahet në Ohër.

Sipas Pendarovskit, depërtimi strategjik kyç q[ vendi e ka bërë në fushën e sigurisë pa dyshim është ftesa për anëtarësim në NATO, dhe kjo pas viteve turbulente në rajon, nga luftërat e përgjakshme etnike e deri te konflikti në vend në vitin 2001, për të cilin vuri në dukje se kërcënohej se do ta hedhë vendin në humnerë të përplasjes etnike. Këtu ika theksuar edhe vitet e gjata të regjimit autoritar me vendin për të cilat tha se e kanë larguar shtetin nga vlerat perëndimore dhe evropiane dhe e kanë shtyrë integrimin euroatlantik.


Pendarovski përkujtoi se hyrja në NATO nënkupton ulje në tryezë të njëjtë dhe zë të barabartë me anëtaret e tjera, që do të thotë se 29 vende do të angazhohen ta mbrojnë sigurinë tonë, për të cilën theksoi se është themel i prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Ai tha se në cilësi të anëtares së ardhshme të plotfuqishme të Aleancës, fuqimisht e mbështet pjesëmarrjen aktive të Maqedonisë së Veriut në aktivitetet dhe operacionet e Aleancës.

“Vendi ishte cak i ndikimit të dëmshëm nga palët e treta të cilat dëshironin ta pengojnë verdiktin e qytetarëve dhe ta parandalojnë formimin e Qeverisë demokratike. Ato kërcënime hibride dhe ndikimet malinje do të vazhdojnë të jenë këtu, për këtë nevojitet bashkërisht të kundërshtohemi. Perspektivat e integrimeve euroatlantike vazhdojnë të jenë faktor kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e demokracisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe sot. Progresi lidhur me integrimet euroatlantike si dhe perspektiva evropiane e rajonit është i dukshëm. Jam i bindur se ajo agjendë e dyfishtë integruese është situatë win in edhe për rajonin edhe për NATO-n dhe BE-në nga ana tjetër. Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballet BE-ja, megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, tha presidenti Pendarovski.

Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Kejt Mari Bërns theksoi se vetë organizimi dhe mbajtja e forumit në Ohër e demonstron gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut aktivisht të kontribuojë në në sigurinë bashkëpunuese, si edhe në procesin për integrim në institucionet e Evropës Perëndimore, veçanërisht në NATO.

“Shteti arriti në tentimet që të zgjidhen çështjet shumëvjeçare me fqinjët, i zbaton reformat e nevojshme, i zhvillin institucionet edhe atë jo vetëm për shkak të anëtarësimit në BE dhe NATO, por edhe për shkak të ndërtimit të një shoqërie më të sigurt dhe prosperuese. Ka edhe shumë që duhet të bëhet, por kaluat një rrugë të gjatë dhe të mundimshme dhe atë për një kohë të shkurtër që duhet të pranohet”, tha ajo,. në këtë rast duke e pranuar kontributin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë globale përmes pjesëmarrjes aktive në suaza të misioneve të NATO-s në botë.

Oto Graf, nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, tha se asnjë vend i rajonit nuk është mjaftueshëm i fuqishëm as i madh që të jetë faktor i pavarur, prej atje nevoja e shteteve për shkëmbim ndërkufitar dhe ekonomik.

“Maqedonia e Veriut si shtet i vetëm i rajonit që i ka zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët, mund të ketë rolë të rëndësishëm në promovimin e konceptit për promovimin e Ballkanit Perëndimor. Sundimi i së drejtës dhe stabiliteti ekonomik i Maqedonisë së Veriut, prej atje është edhe interesi i autoriteteve gjermane t’i mbështesin përpjekjet e tilla si në vend ashtu edhe në rajon”, tha Graf.

Sa i përket procesit të anëtarësimit të RMV-së në NATO, koloneli Zoran Jankoviq, shef i Zyrës për Ndërlidhje të NATO-s Shkup, theksoi se 19 shtete-anëtare tashmë e kanë miratuar protokollin për ratifikimin për anëtarësim, me pritje se edhe anëtaret e tjera do ta bëjnë këtë së shpejti.

“Në pajtim me procesin për inkuadrim në NATO, shteti ka ndërmarrë detyrime që t’i zbatojë reformat, ndërsa një pjesë e kësaj janë edhe reformat në gjyqësi. ky është një proces që duhet të zhvillohet vazhdimisht, jo vetëm deri te anëtarësimi por edhe pasi të bëheni anëtare e plotfuqishme e Aleancës”, tha ai, duke theksuar se ekzistojnë çështje që duhet të përfundohen deri në anëtarësimin e plotfuqishëm./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori