LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski për mediumet franceze: 14 vite të tëra jemi në dhomën e pritjes së BE-së

Pendarovski për mediumet franceze: 14 vite të tëra jemi në dhomën e pritjes së BE-së

Vetëm perspektiva për integrim në Bashkimin Evropian do ta ndalë kthimin e regjimit autoritar të Ballkanit, thotë presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për gazetën parisiene “La Kroa”.

Siç njoftojnë nga AIM, për çështjen në lidhje me anulimin e fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, për shkak të kundërshtimit të Francës, Pendarovski thotë se rasti me Maqedoninë e Veriut është shumë i qartë, sepse përveç Turqisë “ne jemi vendi më i vjetër kandidat”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kaluan 14 vjet që jemi në dhomën e pritjes të Bashkimit Evropian. Dhe në dhjetë vitet e fundit, Komisioni Evropian seriozisht rekomandon fillim të negociatave për anëtarësim me vendin tonë, sepse ajo i plotëson të gjitha parakushtet. Përveç asaj që së pari duhej ta zgjidhim kontestin historik për emrin e vendit tonë për tejkalimin e vetos së Greqisë. Atë arritëm ta bëjmë me Marrëveshjen e Prespës nga qershori i vitit 2018. Edhe BE-ja sërish na tha “jo”. Asgjë nuk e arsyeton këtë vendim, i cili njëkohësisht është shumë armiqësor dhe shokant”, thekson Pendarovski.

Në pyetjen e “La Kroa” se si kanë reaguar banorët e Maqedonisë në vendimin e tillë të liderëve të BE-së, Pendarovski u përgjigj se “reagimi evident ishte shumë negativ”.

“Shumica konsiderojnë se Brukseli tallet me vendet e vogla të Ballkanit, me atë që dërgoi “jo” si shpërblim, prejse e kemi bërë këtë vendim shumë të rëndë për ndërrim të emrit të vendit tonë. Në atë kohë, më pak se gjysma e banorëve të Maqedonisë e pranuan këtë ndërrim”, shtoi shefi i shtetit.

Megjithatë, kjo është shumë inkurajuese, sipas Pendarovskit, është ajo që 85 për qind e banorëve të vendit mbesin të përcaktuar për anëtarësimin në BE.

Ai në intervistë zbuloi edhe detaje nga biseda me presidentin francez Emanuel Makron, i cili i ka thënë se së pari dëshiron që BE-ja të reformohet, para se të pranojë anëtare të reja.

“Ne nuk kërkojmë tani të bëhemi anëtare, vetëm kërkojmë t’i fillojmë negociatat. E dimë se ky proces do të zgjasë me vite. Asgjë nuk parandalon paralelisht të zbatohen të dy qasjet dhe reforma e zgjerimi”, shton Pendarovski.

Ai potencon se Macron i ka porositur që shpreson se reforma e metodologjisë së negociatave inkuadruese do të miratohet nga ana e anëtareve të BE-së pranverën e ardhshme.

I pyetur për qëllimin e mbledhjes së organizuar nga Maqedonia e Veriut me Serbinë dhe Shqipërinë, më 10 dhjetor, Pendarovski u përgjigj se këto vende “duan të krijojnë një lloj “mini-Shengeni” të Ballkanit me heqjen e barrierave doganore dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

“Qëllimi nuk është ajo të bëhet alternativë e anëtarësimit në BE”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori