LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: I mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

Pendarovski: I mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.

Duke vënë në dukje anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ai theksoi se RMV është e përkushtuar të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në rajon, përfshirë edhe përmes angazhimit në misionin e KFOR-it në Kosovë.


“Në vazhdën e bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të frytshëm dypalësh, ne jemi të përkushtuar të mbështesim e në të njëjtën kohë të forcojmë më tej marrëdhëniet tona,” tha Pendarovski. “Dialogu i vazhdueshëm dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në të gjitha nivelet, është kyç për prosperitetin e rajonit.

“Ne e mirëpresim përparimin e mëtejshëm në fushat e interesit të përbashkët dhe mbështesim pa kursim aspiratat e Kosovës për integrime euroatlantike”, shkroi Pendarovski në rrjetin social “X”.