LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski – Lipavsky: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Pendarovski – Lipavsky: Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Pragës miqësore dhe me dialog intensiv politik në nivel të lartë

Marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë janë miqësore me dialog intensiv politik të nivelit të lartë, vlerësuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jan Lipavsky, i cili po qëndron për vizitë në vend.

Lidhur me aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç informon Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme çeke në politikën e zgjerimit dhe në këtë kontekst janë shkëmbyer mendime për rrjedhën e skriningut dypalësh me BE-në.

Në takim është biseduar edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku presidenti Pendarovski theksoi se stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, mbështeten në perspektivën evropiane dhe në atë drejtim theksoi në nevojën që BE të ruajë fokusin e saj në rajon.


Presidenti Pendarovski dhe ministri Lipavsky biseduan edhe për gjendjen në Ukrainë, përgjigjen e partneritetit të NATO-s, si dhe për aktivitetet e presidencës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në këtë kontekst.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori