LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski-De Croo: Mbështetje nga Belgjika për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Pendarovski-De Croo: Mbështetje nga Belgjika për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel, në kuadër të vizitës së tij të punës në Belgjikë, pati një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexander De Croo.

Në takim u konstatua miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, integrimet evropiane të Maqedonisë, bashkëpunimi ekonomik, si dhe trendet politike dhe ekonomike në Evropë.

Presidenti Pendarovski përshëndeti trendin pozitiv të forcimit të dialogut politik ndërmjet dy vendeve dhe vlerësoi se shkëmbimet e shpeshta të vizitave të nivelit të lartë do të thellojnë edhe më shumë besimin politik dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve belge në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i shprehu mirënjohje kryeministrit belg për mbështetjen e vazhdueshme në proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe politikës së zgjerimit të BE-së, si proces me rëndësi strategjike për rajonin. Në këtë kontekst, u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për presidencën e ardhshme belge me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2024./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori