LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Data e zgjedhjeve nuk ndërlidhet me ratifikimin e protokollit për NATO

Pendarovski: Data e zgjedhjeve nuk ndërlidhet me ratifikimin e protokollit për NATO

Presidenti Stevo Pendarovski, në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, sot realizoi takime në komunën e Tetovës dhe komunën e Tearcës.

Në Tearcë, Presidenti vizitoi shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq”, ku mësojnë nxënës nga etnitë maqedonase, shqiptare dhe turke.


Siç informojnë nga kabineti i Presidentit, përveç përbërjes etnike të përzier, karakteristikë e shkollës është që nxënësit zgjedhin edhe një gjuhë që nuk është gjuha e tyre amtare. Nxënësit dhe stafi i shkollës në takimin me Presidentin theksuan nevojën e librave të rinj.

Në fshatin Sllatinë, Pendarovski vizitoi Rita Behadini, e cila përmes rrjeteve sociale inicioi dhe zbatoi aksion për të mbledhur materiale shkollore dhe pajisje shtesë për nxënës nga familje me rrezik social.

Duke iu përgjigjur një pyetje gazetare gjatë vizitës së sotme në Tetovë, Presidenti theksoi se Kuvendi ka mundësinë të punojë derisa të verifikohen mandatet e deputetëve të rinj.

“Nuk mund të them nëse zgjedhjet do të zhvillohen më 12 Prill apo jo. Ajo që unë do të doja të komentoja mbi mundësinë e disa vonesave lidhet me ratifikimin e protokollit të pranimit në NATO-n edhe në Kuvendin tonë. Kur të gjitha ratifikimet në të gjitha vendet anëtare të përfundojnë, ne do të duhet ta ratifikojmë atë marrëveshje në Kuvendin e Maqedonisë. Në këtë drejtim nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Kuvendi ekziston dhe mbetet aktiv derisa të zgjidhet kuvendi tjetër. Nëse duhet ta ratifikojmë atë, atëherë nuk ka asnjë problem, ndërsa do të bënim thirrje që të mos merren me detyra teknike dhe ligjore. Nëse ka nevojë, kur ka një qeveri teknike që flet ligjërisht, duhet të ketë një kuvend teknik dhe nuk mund të ketë vetëm qeveri teknike, ndërsa kuvend të mos ekziston fare. Nëse arrijmë në një situatë, marrëveshja do të ratifikohet pa marrë parasysh se çfarë muaji është, që të mos vijë data e zgjedhjeve me të”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori