LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Asnjë vend nga ish-blloku socialist, që u bë anëtar i NATO-s, nuk iu shmang dënimit nga Rusia

Pendarovski: Asnjë vend nga ish-blloku socialist, që u bë anëtar i NATO-s, nuk iu shmang dënimit nga Rusia

Bullgaria e shfrytëzon procesin e aderimit në BE për të çelur disa çështje, që nuk do të mund ta bënte pas anëtarësimit në Bashkimin, ndërsa sipas disa politikanëve bullgarë Sofja është dashur ta bllokojë Maqedoninë e Veriut ende gjatë hyrjes në NATO në vitin 2018, por atëherë kjo nuk ka qenë e lejuar për shkak të interesave gjeo-strategjike të forcave perëndimore.

Këtë e theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën e botuar sot për gazetën ruse “Komersant”, duke u përgjigjur në pyetjen pse Bullgaria ka vendosur të na bllokojë tani.


Presidenti përkujton se Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim në BE prej vitit 2005, ndërsa për shkak të kontestit me Greqinë rreth emrit është pamundësuar të fillojnë bisedime për anëtarësim.

“Kontestin me Greqinë e kemi zgjidhur. Tani Bullgaria mendon lartë-poshtë si vijon: nëse tani i pranojmë në BE, më nuk do të ketë mundësi që të çelen çështjet kontestuese. Disa politikanë bullgarë madje deklarojnë: është dashur të bllokohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO që në vitin 2018. Supozoj se atëherë nuk u ishte lejuar ta bëjnë këtë për shkak të interesave gjeo-strategjike të forcave perëndimore, të cilat donin që në tërësi ta formojnë krahun jugor të Aleancës. Në BE qasja është më ndryshe”, shton Pendarovski.

Stevo Pendarovski, në intervistën e tij të parë për mediat ruse, lidhur me prolongimin e procesit të integrimit në BE, sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të pozicionit të Bullgarisë, që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve dhe e konteston gjuhën maqedonase (Sofja nuk e njeh ekzistimin e maqedonasve si komb para vitit 1944 dhe e konsideron gjuhën maqedonase për dialekt bullgar – shënim i gazetës).

“Këtë pozicion nuk e mbështetë asnjëra prej vendeve anëtare të BE-së, por në Bashkimin Evropian zbatohet rregulla e konsensusit. Në disa muajt e parë nga viti i ardhshëm do të shohim nëse do të ndryshojë diçka në qasjen e Bullgarisë. Nga ana jonë, mundësitë për manovër janë shterur, ne parashtruam një numër të madh të propozimeve konstruktive. Për atë se ne jemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, nuk mund të bisedohet”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se në raport me atë se maqedonasit asnjëherë nuk do të heqin dorë nga identiteti i tyre dhe gjuha e tyre nuk ka kurrfarë dallimesh mes pushtetit dhe opozitës.

Për atë nëse hapi i këtillë i Sofjes është i lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Bullgari në pranverë, shefi i shtetit përkujtoi se ai këtë pozicion tashmë e ka përmendur dhe se për këtë ka reaguar Sofja, se askush atje nuk e shfrytëzon kontestin për shkak të rejtingut.

“Këto ditë e ndoqa dinamikën e renditjes së partive udhëheqëse bullgare. Në dy muajt e fundit ato u dyfishuan. Ndoshta diçka tjetër ka ndikuar në renditjet, por në këtë periudhë partitë në Bullgari shumë shpesh flasin për çështjen maqedonase”, shtoi presidenti Pendarovski në intervistën për “Komersant”.

Për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, që u finalizua në mars të këtij viti dhe për përfitimet deri tani Pendarovski theksoi se NATO për ne është sinonim për siguri dhe garanci të integritetit tonë territorial.

“Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ne u përballëm me probleme për sigurinë dhe integritetin territorial. NATO për ne ishte sinonim, garantues edhe i njërës edhe i tjetrës. Paraprakisht, investitorët ndërkombëtarë na pyesnin: a ka Maqedonia ardhmëri? Kush do të investonte në një shtet nëse siguria është e cenuar? Tani, kur u bëmë anëtare e strukturës ushtarake-politike, imazhi ynë është krejtësisht ndryshe”, shprehet Pendarovski.

Shton se me anëtarësimin në NATO filluam shkëmbim aktiv të informacioneve, që janë në interes të përbashkët. – Në pesë-gjashtë vitet e ardhshme rreth 140 qytetarë tanë kanë luftuar në Siri dhe në vendet tjera nga Lindja e Afërt. Disa kanë humbur jetën ose janë zhdukur, por shumica janë kthyer. Këta janë njerëz të luftës, dhe potencialisht mund të ushtrojnë akte turistike edhe te ne, edhe në rajon. Ne jemi vend i vogël dhe është shumë e rëndësishme të merren informacionet e nevojshme kundërzbuluese nga Gjermania, Franca, nga vendet tjera udhëheqëse. Disa muaj më parë, duke iu falënderuar informacionit që është marrë, ne arrestuam tre njerëz të tillë që përgatisnin akt terrorist, bëri të ditur Pendarovski.

Për ndryshimin e emrit të vendit, si parakusht për anëtarësimin në NATO dhe për atë nëse çmimi ka qenë tepër i lartë, Pendarovski shprehet se ndryshimi i emrit ka dy aspekte.

“I pari është emocional, i lidhur me të mësuarit me emrin e ri. Edhe mua kjo nuk më ishte e lehtë. Por ka edhe aspekt strategjik. Në Marrëveshjen me Greqinë ka një dispozitë sipas të cilës ne jemi maqedonas dhe flasim në gjuhën maqedonase. Kjo dispozitë është pjesë e letërnjoftimit tonë në OKB, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Sa i përket historisë dhe gjeografisë, vendi ynë zë 36–37 për qind nga Maqedonia gjeografike. Në aspektin gjeografik, ne edhe jemi Maqedoni e Veriut”, sqaroi presidenti.

Pas anëtarësimit në NATO Pendarovski konsideron se nuk ka ardhur deri te përkeqësimi i marrëdhënieve me Rusinë, por deri te ulja e dinamikës së kontakteve politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori