LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Asgjë nuk mund të na imponohet me dhunë dhe as Korniza negociuese nuk mund të miratohet pa “po-në” tonë

Pendarovski: Asgjë nuk mund të na imponohet me dhunë dhe as Korniza negociuese nuk mund të miratohet pa “po-në” tonë

“Çështjet historike dhe mosmarrëveshjet për gjuhën nuk kanë vend në Kornizën negociuese”, tha presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, duke theksuar se ajo nuk mund të miratohet pa “po-në” tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për propozimin e presidencës franceze, Pendarovski tha se deri më tani “nuk kemi parë dokument të shkruar”.

Lidhur me Kornizën Negociative, Pendarovski për “TV24” theksoi se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, sepse diçka do të mund të na imponohet me dhunë.

“Asnjë qytetar në vend të mos ketë frikë. Korniza negociuese nuk mund të votohet nëse nuk themi po. Negociatat me forcë në kushte të tilla nuk kanë ndodhur kurrë”, theksoi Pendarovski.

Ai po ashtu në intervistë tregoi se Sofja nuk kërkon që bullgarët të përfshihen vetëm në Preambulën e Kushtetutës, por edhe në pjesën normative të saj, duke theksuar se asnjë komunitet në vend nuk përfshihet në pjesën normative të Kushtetutës, kështu që nuk është e mundur as bullgarët të përfshihen. Në pjesën normative të Kushtetutës tani përmendet vetëm populli maqedonas, maqedonasit që jetojnë jashtë kufijve të shtetit, KOM-i dhe Bashkësia Fetare Islame.

Presidenti shtoi se poshtërime dhe nënvlerësime të tilla siç kemi pasur në dy vitet e fundit nga Bullgaria, nuk i kemi përjetuar në 20 vjet negociata me Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori