LAJMI I FUNDIT:

Pence kritikon për herë të parë Trumpin rreth trazirave në Kongresin amerikan

Pence kritikon për herë të parë Trumpin rreth trazirave në Kongresin amerikan

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka hedhur poshtë pretendimet e Donald Trumpit se ai mund të kishte ndaluar Joe Bidenin të bëhej president vitin e kaluar.

Në kundërshtimin më të fortë deri më tani, ai tha se presidenti kishte gabuar kur sugjeroi se kishte të drejtë të përmbyste zgjedhjet, raporton bbc.


Një turmë sulmoi Capitolin ndërsa ligjvënësit u mblodhën për të konfirmuar fitoren e presidentit Biden në zgjedhjet e 6 janarit të vitit të kaluar.

“Presidenti Trump e ka gabim. Unë nuk kisha të drejtë t’i përmbysja zgjedhjet. Presidenca i përket popullit amerikan dhe vetëm popullit amerikan”, pohoi Pence.

“Dhe [zëvendëspresidentja aktuale] Kamala Harris nuk do të ketë të drejtë të përmbysë zgjedhjet kur ne t’i mundim ata në vitin 2024”, shtoi ai.

Ndryshe, katër persona vdiqën gjatë trazirave dhe një oficer policie, i cili pësoi dy goditje teksa mbronte ndërtesën, vdiq të nesërmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori