Penalja fsheh vendimin për Nikolla Gruevskin, refuzohet paraburgimi i Alimit

Pak më parë Gjykata penale publikoi vendimin se për Ivona Taleskën dhe Dragan Pavlloviq-Llatas është shqiptuar vetëm masa për përkujdes në rastin e hapur nga Prokuroria Speciale Publike të quajtur si ''Total'' për fshehje të tatimit. Në raportin e publikuar, nuk figuron askund identiteti i ish kryeministrit Nikolla Gruevski, edhe pse ishte një ndër personat më të përmendur në 17 aktakuzat e speciales, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për rastin e deputetit të BDI-së, Ejup Alimi i cili akuzohet nga PSP për prishje të materialit zgjedhor, vlerësohet si i pa bazë dhe i njejti hudhet poshtë. Njejtë këtu, futet edhe rasti i ish-zyrtarit Ismet Guri.
Për këto raste, PSP do të ketë afat prej 3 ditësh që të ankohet në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































