LAJMI I FUNDIT:

Pëlqehet kënga e Stenaldo Mëhillit

Pëlqehet kënga e Stenaldo Mëhillit
(Foto: YouTube/Top Channel)

Stenaldo Mehilli vazhdon të pëlqehet nga publiku shqiptar me projektin e tij më të ri muzikor, “Cosmonauts”.

Ish-konkurrenti i “The Voice Of Albania”, i cili u shkëput për pak kohë nga muzika, është rikthyer tepër suksesshëm me projektin e tij të ri, i cili mban vulën e kompozitorit të huaj, Ashley Hicklin.

Ndërkohë që javën e kaluar mbante vendin e 10-të, falë mbështetjes së fansave, Stenaldo është ngjitur me tre pozicione, duke u renditur në vendin e shtatë në ‘Top 10’, transmeton Top Channel.


“Cosmonauts”, e cila e pati premierën e saj në gjysmëfinalen e “The Voice Kids”, kënduar drejtpërdrejtë nga artisti, ka pasur mjaft komente pozitive në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=_sfZFaInquQ

Rrugëtimi i Stenaldos nisi aty, ku prej vitesh përzgjidhet zëri më i mirë i shqiptarëve, “The Voice of Albania”.

Ai u prezantua si një i ri plot talent dhe energji, i cili që në performancën e parë bindi Alma Bektashin, që të kthente karrigen për ta bërë pjesë të skuadrës së saj.

E pasi rrugëtimi i tij në “The Voice” përfundoi, zgjodhi të marrë pjesë në “Top Fest”, me këngën “Flas me diellin”. E katër vite më pas ai u rikthye në skenën e “The Voice” mekëngën e tij të fundit, “Cosmonauts”, në gjysmëfinalen e ‘The Voice Kids’.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Gjendet pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Magazina
Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Anëtari i TBA-së konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit: Jam i tronditur, pusho në paqe shoku im

Magazina
Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Magazina
Stresi tregon se e përkrahin familjarisht Gjestin: Nëna ime qan për të

Stresi tregon se e përkrahin familjarisht Gjestin: Nëna ime qan për të

Magazina
Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Publikohet fotografia e G Banit me ish-të dashurën, ka një ngjashmëri me Danjën

Magazina
Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli

Lela për Gjestin: Po i kthehet e gjitha, çfarë i ka bërë Xhenetës tani po ia bën Egli

Magazina
Kalo në kategori