LAJMI I FUNDIT:

Pelegrinët izraelitë përshkruajnë tmerrin që përjetuan gjatë tragjedisë: Mendova se do vdisja, pashë fëmijë nën trupin tim

Pelegrinët izraelitë përshkruajnë tmerrin që përjetuan gjatë tragjedisë: Mendova se do vdisja, pashë fëmijë nën trupin tim

Pelegrinët hebrenj, të cilët morën pjesë në festimet e Lag Ba’omer në malin Meron të enjten mbrëma, pohuan se janë tronditur dhe tmerruar pasi dhjetëra njerëz u vranë dhe mbi njëqind u plagosën në një rrëmujë të shkaktuar para varrit të rabinit, Shimon Bar Yochai.

CEO i United Hatzalah, Eli Pollack, i tha The Jerusalem Post se incidenti ndodhi kur turma të mëdha njerëzish vërshuan në një kompleks të mbyllur, duke shtypur dhjetëra njerëz në gardhe. Ndërsa të gjithë të plagosurit u evakuuan nga vendi i ngjarjes, shumë njerëz kërkuan ndihmë psikologjike, përfshirë vullnetarë mjekësorë, transmeton Telegrafi.


Pollack tha se njerëzit kishin ardhur në festime të ngazëllyer që më në fund ishin në gjendje të festonin pas një viti të mbyllur nga coronavirusi dhe theksoi sesi gëzimi i madh u prish papritmas nga katastrofa.

“Për fat të keq ne gjetëm fëmijë të vegjël duke u shkelur atje. Ne arritëm të shpëtonim disa prej tyre”, tha themeluesi i United Hatzalah Eli Beer për Radion e Ushtrisë. “Ne duhet të zgjohemi; jam i tronditur nga sasia e njerëzve që u lejuan të hyjnë brenda”.

“Pamje të vështira, njerëz të shtypur pa mundur të shpëtojnë. Disa nga të plagosurit janë ende duke u trajtuar në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i MDA Zaki Heller, raporton jerusalempost.

Pamje të reja të rënda arrijnë nga Izraeli: Njerëz të mbytur, të lënduarit që kërkojnë ndihmë
Lexo po ashtu Pamje të reja të rënda arrijnë nga Izraeli: Njerëz të mbytur, të lënduarit që kërkojnë ndihmë

“Ne po qëndronim në këmbë dhe po prisnim për miqtë tanë, do të shkonim brenda për të kërcyer dhe gjëra të tjera dhe papritmas pamë duke vrapuar ndihmësit e MDA-s”, tha 36-vjeçari Shlomo Katz.

“Kjo është një nga tragjeditë më të këqija që kam përjetuar ndonjëherë. Unë nuk kam parë diçka të tillë që kur kam hyrë në fushën e mjekësisë urgjente në vitin 2000”, tha nënkryetari i Departamentit Vullnetar të United Hatzalah Lazar Hyman.

Një nga personat e plagosur në incident i tha KAN news se njerëzit filluan të rrëshqasin në shkallë dhe të bien mbi njëri-tjetrin. “Kishte gjithnjë e më shumë njerëz, derisa policia vendosi të hiqte gardhet anash dhe të provonte shpëtimin e njerëzve. U desh kohë. Mbaj mend që u shtriva mbi dikë. Ai nuk merrte frymë”, tha ai.

“Kishte britma; një rrëmujë. Secili duke u përpjekur të dilte nga tjetri, por ata nuk arritën të nxirrnin askënd jashtë sepse ishte një enigmë. Unë pashë njerëz, fëmijë, nën mua”, shtoi dëshmitari okular në KAN.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan se incidenti ndodhi në një pjerrësi metalike, të cilën dëshmitarët okularë e përshkruanin si aq të rrëshqitshme sa njerëzit thjesht rrëshqisnin brenda dhe mbi njëri-tjetrin. Rroba, kapele, shishe uji dhe madje edhe copa karroce mbetën të shpërndara në rrugën e ngushtë pas incidentit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Botë
Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Kalo në kategori