LAJMI I FUNDIT:

Pelegrinazhi në manastirin e Kolkondasit

Pelegrinazhi në manastirin e Kolkondasit

Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas është kthyer në një vend pelegrinazhi nga e gjithë Shqipëria, duke përçuar shpresën hyjnore, dashurinë dhe paqen njerëzore.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, ka shpërndarë pamje nga ky manastir, i cili është një monument i trashëgimisë kulturore.


Trashëgimia kulturore dhe objektet e kultit janë tashmë në fokus të institucioneve të Shqipërisë, për t’u restauruar dhe mirëmbajtur, pasi kanë një vlerë historike dhe kulturore dhe janë shndërruar në destinacione të preferuara nga turistë vendas dhe të huaj.

Shën Kozmai i Kolkondasit

Sot Shën Kozmai i Kolkondasit kthehet në një vend pelegrinazhi nga e gjithë Shqipëria, duke përçuar shpresën hyjnore, dashurinë dhe paqen njerëzore.🔺️Thesare trashëgimie, që përveçse janë pasuri shpirtërore për besimtarët ortodoksë, dhe jo vetëm, janë dëshmi historike dhe kulturore. Ju ftojmë ta vizitoni këtë manastir kaq të bukur të Fierit, në zemër të fushave magjepsëse të Myzeqesë.

Publiée par Armando Subashi – Faqja Zyrtare sur Dimanche 23 août 2020