eksperti-banner

Mbi 8 kilogramë substancë e dyshuar narkotike i janë gjetur një qytetari në shtëpinë e tij në Pejë.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot personin e dyshuar me inicialet Z. K., i lindur më 1967, dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë.


“Njësiti policor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN)-Pejë, pas një pune operativo-hetimore disa ditore, ka arritur të sigurojë informacione të sigurta se një i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pasi policia ka siguruar urdhër-kontrollin, ka bastisur shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit, ku i janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale: substancë narkotike: 8 kg e 319.6 gr., një peshore digjitale, një brisk, lidhëse plastike, foli najloni të tejdukshëm për paketim, qese plastmasi, formati 300x400 për paketim dhe një telefon.

Sipas Policisë, Z.K. 50 vjeçar, do të përgjigjet për veprimet ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. /Telegrafi/

aa1 3

aa2 4 SONY DSC

aa3 3 SONY DSC

aa4 1 SONY DSC