Prishtinasit ishin kafshatë e lehtë për pejanët, që arritën të shënojnë fitore bindëse me rezultat 98-67 në palestrën “Karagaçi” të mbushur me rreth 2500 tifozë.

Duke pasur mbështetjen e tifozëve të zjarrtë, pejanët dominuan që nga fillimi i ndeshjes dhe fitorja nuk u vendos në pikëpyetje në asnjë moment.


Në sfidën tjetër e sotme, Sigkos Bashkimi ishte më i mirë se Drita, ndaj së cilës fitoi me rezultat 96:86. /Telegrafi/

telegrafi sport app