Klubi basketbollistik, Peja, ka konfirmuar rinovimin e kontratës me djaloshin vendas, Arian Qallaku.

Verdhezinjtë kanë vazhduar me konsolidimin për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.


Pas shpalljes kampion, Peja dëshiron të përsëris suksesin dhe njëra nga gjërat e para që po bëjnë është mbajtja e lojtarëve kryesor.

Njëri nga ta është edhe Arian Qallaku, i cili do të mbetet pjesë e Pejës së paku edhe për sezonin e ri.

Postimi pa ndërhyrje i Pejës Mirëmëngjes Pejë Djali i qytetit Verdhë e Zi, vazhdon rrugëtimin me Klubin e Basketbollit Peja. Ariani do mbetet pjesë e klubit tonë edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/

telegrafi sport app