Peja nuk i bën ballë kampionëve

Shqiponjat në këtë takim hynë shumë të motivuar dhe të udhëhequr nga Shaptahovic në top formë.
Sidoqoftë, çereku i parë filloi shumë keq dhe ishte krucial në disfatën e pejanëve.
Pas një loje shumë të mirë në çerekun e parë, mysafirët krijuan një epërsi prej 10 pikësh dhe kjo u shkri në çerekun e dytë nga Shaptahovic dhe Odouëufa të cilët ishin në formë të mirë.
Sidoqoftë, as forma e lartë e Drilon Hajrizit luftarak nuk ndihmoi që në fund të ndeshjes Pejës t’i hakmirret starti i dobët dhe të pësojë humbje me rezultat 66-76.
Me këtë disfatë Peja mbetet në vendin e shtatë me 9 pikë, një pikë më pak se Galil Gilboa në vendin e katërt dhe tre pikë më pak se Sigal Prishtina në vendin e dytë në tabelën e Ligës Ballkanike. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/12/2013



















































