Kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri bëri hapjen, duke potencuar se Peja viteve të fundit po identifikohet me sportin. Kampionia e botës në xhudo Majlinda Kemendi u shpall si supersportiste e vitit 2013 në Pejë.

Sportistët më të mirë për vitin 2013 në Pejë u shpallën: Nora Gjakova –xhudo dhe Samir Shaptahoviç - basketboll. Këshilli Profesional pas këtyre kishte radhitur: Agron Nikqin, Dardan Pupovcin, Edmond Zefin, Egzon Hyseni, Gresa Bakraqi, Ilir Nallbani, Kastriot Shala, Manjolla Villa, Maxhun Berisha dhe Valbona Bytyqi.


Për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit u veçuan Hamëz Idrizi e Fatmir Gashi, kurse punëtori më i mirë sportiv u shpall Shyqeri Mema. Trajneri më i mirë i viti u shpallë trajneri i xhudos, Driton Kuka kurse klubi i tij ‘Ippon’ klubi më i mirë. Edhe Fuat Muhaxheri mori mirënjohje për kontributin e tij të gjatë që dha në boksin pejan. Mirënjohja Post Mortem u dha për profesorin e ndjerë Rexhep Zeka. Gazetari më i mirë për këtë vit u shpall Kreshnik Arifi, gazetar i Radio Televizionit Dukagjin. Me mirënjohje u nderuan edhe KB Peja, KH Besa Famiglia dhe KB Penza.

Në garën për më të mirin e sportistëve perspektivë u shpallën: Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. Pas tyre janë: Arbi Pupovci, Alen Softiq, Brikena Bakraqi, Besiana Galani, Florent Qorraj, Jeta Zeka, Nikqi, Valeta Gjurkaj, Veton Broqi, Ardit Delijaj. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app