LAJMI I FUNDIT:

Pehçeva, destinacion turistik për holandezët?

Pehçeva, destinacion turistik për holandezët?

Operatorët turistik holandez janë të interesuar që të blejnë shtëpi të vjetra në Pehçevë, me qëllim ndërtimin e një lagje turistike, ku do të qëndronin turistë të këtij vendi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky lajm u bë i ditur në konferencën për shtyp të kryetarit të Pehçevës, Igor Popovski, i cili theksoi se në këtë komuna ka mjaft shtëpi të pabanuara.


Popovski bëri të ditur se për këtë qëllim, komuna është duke regjistruar shtëpitë e lira për shitje, kurse hapi i radhës është kategorizimi i kapaciteteve turistike në Pehçevë./Telegrafi/