LAJMI I FUNDIT:

Pedagogët e universiteteve në Shqipëri paralajmërojnë bojkot të mësimit

Pedagogët e universiteteve në Shqipëri paralajmërojnë bojkot të mësimit

Vendimi i qeverisë Shqiptare për të rritur me 7 për qind rrogat e pedagogëve nga buxheti i shtetit nuk i ka tërhequr stafet akademike nga kërkesa për dyfishimin e pagës.

Tri ditë para nisjes së mësimit ne universitete, sindikata e pedagogëve paralajmëron një tjetër protestë, ku do të vendoset në lidhje me bojkotin e vitit akademik.


Pedagogët refuzojnë dhe opsionin tjetër që iu la qeveria, i cili do të çonte rritjen në 15 për qind të pagave të tyre, por përmes të ardhurave nga studentët. Ata thanë se ato janë para që duhet të kthehen në shërbime për vetë studentët dhe jo në rroga për stafin akademik.

Në mungesë të negociatave apo të një reagimi nga qeveria, pedagogët presin që edhe studentët t’u bashkohen në bojkotin e tyre.

Një javë më parë, paralelisht me protestën e pedagogeve në korpusin universitar, qeveria nxitoi të miratojë vendimin për rritjen 7 për qind të pagave te pedagogeve nga buxheti i shtetit dhe 8 për qind nga financat e universiteteve.

Rrogat e pedagogëve nuk ishin rritur që prej vitit 2004, edhe atëherë pas protestës dhe bojkotit në universitete. Ata pretendojnë që të paktën të paguhen sa kolegët e tyre në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori