LAJMI I FUNDIT:

Peçi: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e merr nga vendet e BE-së

Peçi: Shqipëria s’ka dhurues sperme, e merr nga vendet e BE-së

Elton Peçi, mjeku Obstetër-Gjinekolog ka folur rreth nënës surrogate dhe mënyrave se si mund të bësh një fëmijë e vetme.

Ndër të tjera ai tha se në Shqipëri nuk ka banka sperme, ndaj nëse një çift do të bëjë fëmijë me fekondimin in vitro, atëherë sperma merret nga bankat e dhurimit në BE.


“Procesi nga ana mjekësore është i ngjashëm si një çift që kërkon të ketë një shtatzëni in vitro për shkak të fertilitetit të mashkullit.

Nëse ky çift kërkon të ketë një fëmijë, kur të gjitha përpjekjet për të rikuperuar spermatozoide nga testikujt e tij kanë rezultuar pa sukses, mund të bëhet fëmija me spermë të dhuruar. Çdo klinikë ka bankën ku i referohet, një bankë të BE-së, sepse në Shqipëri nuk ka bankë të dhurimit të spermës. Pastaj bëhet proces in vitro, si zakonisht”, tha mjeku.

Ligji “Për Shëndetin Riprodhues” i vitit 2002 në Shqipëri nuk përcakton specifikisht kushtet për surrogacinë, pra surrogacia nuk është e rregulluar me ligj.

Megjithatë ligji thotë se “Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të përfitojnë nga përdorimi i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit familjar, sipas zgjedhjes së tyre, si dhe ndaj metodave të tjera të zgjedhura për rregullimin e fertilitetit”.