LAJMI I FUNDIT:

​Peci: Serbia do të provokojë Kosovën deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga KiE

​Peci: Serbia do të provokojë Kosovën deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga KiE

Eksperti i sigurisë në Kosovës, Lulzim Peci ka thënë se nuk duhet të ketë dilema se Serbia do të bëjë çfarëdo që mundet në periudhën deri në marrjen e vendimit për pranimin e Kosovës nga Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës për të provokuar Qeverinë e Kosovës.

“Për këtë arsye, maturia dhe bashkëpunimi i ngushtë me vendet kyçe të perëndimit është ilaçi më i mirë ndaj kësaj qasje të Beogradit, i cili nuk po mundet të kthjellet nga disfata në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Përndryshe, përpos OSBE dhe Kombeve te Bashkuara, te gjitha institucionet e tjera janë të hapura për Kosovën, pasi në ato Serbia dhe Rusia, ose nuk kanë të drejtë të vetos apo nuk janë anëtare”, ka shkruar Peci në Facebook.


Sipas tij, edhepse Serbia në mënyrë brutale është duke e shkelur marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, ‘ajo është duke u zbatuar nga perëndimi, dhe për këtë Beogradi mundet vetëm t’i bie fyellit’.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje partnerëve të veprojnë “shpejt”, ndërsa tha se përgjegjës për këtë është “vetëm një njeri: [presidenti serb Aleksandar] Vuçiq”.

"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Lexo po ashtu "Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari

“Serbia po u hakmerret qytetarëve kosovarë, një ditë pas votimit në PACE, duke i mbajtur peng shumë [qytetarë] në pikëkalime, duke i frikësuar, duke ua konfiskuar dokumentet dhe duke ua mohuar ushqimin”, shkroi ajo në X, duke iu referuar rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të martën që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u kërkuan qytetarëve që të mos kalojnë përmes Serbisë “pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare”.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori