Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar për zhvillimin e një projekti të ri infrastrukturor në fshatin Kutlloc.

Peci ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, duke vënë në pah se rrugët e reja krijojnë lidhje më të mira mes komuniteteve dhe mundësi të reja për zhvillim.


“Rruga e re i çan malet, kapërcen largësitë dhe afron mundësitë”, ka shkruar Peci në njoftimin e tij.

Projekti synon përmirësimin e qarkullimit dhe lidhjes së banorëve të kësaj zone me pjesët e tjera të komunës, duke kontribuar në lehtësimin e lëvizjes dhe zhvillimin e infrastrukturës lokale.

Peci ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë pjesë e angazhimeve për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për qytetarët. /Telegrafi/