LAJMI I FUNDIT:

Peci në Berlin prezantoi politikat bujqësore në takimin mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Peci në Berlin prezantoi politikat bujqësore në takimin mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në margjinat e Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA), që po mbahet në Berlin, ka zhvilluar gjatë ditës një takim zyrtar me homologun e tij nga Lituania, ministrin Kęstutis Navickas, me të cilin kanë bashkëbiseduar rreth sukseseve dhe sfidave në sektorin e bujqësisë dhe thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci e ka njoftuar atë me politikat zhvillimore që kanë ndërmarrë gjatë viteve të fundit, që qëllim kanë avancimin e mëtejmë të sektorit bujqësor sipas standardeve evropiane.

“Ministrit Navickas i tregova rreth hapave të ndërmarrë karshi mbështetjes së fermerëve dhe sigurisë ushqimore si dhe për koordinimin e politikave me ato të Bashkimit Evropian, me qëllim të akreditimit në IPARD”, ka thënë ministri Peci.


Me këtë rast, Ministri e ka ftuar homologun e tij Navickas në Kosovë, që t’i shohë nga afër historitë e suksesit të bujqve tanë dhe ta formalizojnë edhe më tutje bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë ditës, në kuadër të GFFA në bashkëpunim me SWG është organizuar edhe takimi ndërministror mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i udhëhequr nga Ministri Cem Ozdemir, ku në kuadër të këtij takimi është diskutuar gjatë për rëndësinë e përfshirjes në Procesin e Berlinit, zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme agro-ushqimore.

Gjatë fjalimit të tij në këtë takim, Ministri Peci ka theksuar hapat e ndërmarrë përgjatë Qeverisjes në këto vite, si dhe angazhimin serioz drejt akreditimit dhe qasjes në fondet IPA, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori