LAJMI I FUNDIT:

Peci: “Fillimi i Ri” i PDK-së është dalja në opozitë

Peci: “Fillimi i Ri” i PDK-së është dalja në opozitë

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk dëshiron krizë institucionale, megjithatë e përjashton kategorikisht mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në.

Këtë e ka bërë të ditur Faton Peci nga LDK-ja, përderisa ka thënë që ftesa për bashkëpunim nga PDK-ja do te ishte hipokrizi, ngaqë, sipas tij, ishte pikërisht kjo parti që rrëzoi qeverinë.


“Është hipokrizi të kemi ftesë prej PDK-së, sepse këta e rrënuan qeverinë me arsyetimin që LDK-ja nuk ka guxim për të marrë vendime, atëherë pse tash të hyjmë në koalicion me ta. Fillimi i ri i PDK-së është dalja në opozitë e tyre. Subjekti që ka pësuar debakël është pikërisht PDK-ja. Bashkëpunimi i keq me PDK-në e pamundëson që të hyj në partneritet të mëtutjeshëm, ngaqë këta nuk e kanë mbajt fjalën”, ka thënë Peci në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Peci nuk e ka përjashtuar mundësinë për ndonjë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk e shohim të afërt veten me VV-në. Se a do te ketë bashkëpunim me VV-në, shohim se si do të rrjedhin gjërat në vijim”, ka thënë Peci. /Klan Kosova/