LAJMI I FUNDIT:

Fejzullahu: PDSH nuk është pjesë e ”marrëveshjes së manipulimit”

Fejzullahu: PDSH nuk është pjesë e ”marrëveshjes së manipulimit”

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Ernad Fejzullahu ka reaguar në lidhje me platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Fejzullahu thotë se “kjo marrëveshje paraqet manipulim”, sepse e vërteta e plotë, sipas këtij subjekti, do të ishte që kjo të quhej “marrëveshje e disa partive politike”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mos emërimi i saktë se kjo ‘marrëveshje’ është e disa subjekteve politike shqiptare, këtu në Maqedoni, nuk është i rastësishëm. Përkundrazi, që në fillim tentohet të eliminohet zëri opozitar duke riinstaluar totalitarizmin dhe marrjen e të drejtës se ‘e vërteta dhe vetë kombi janë ata’. Të eliminosh opozitën, aq më tepër duke marrë parasysh se në Maqedoni ekziston një opozitë e konsoliduar etnike shqiptare – thënë butë – është të eliminosh parimet bazë të demokracisë liberale, kurse – thënë realisht – përbën sulm mbi vlerat kombëtare. Është fakt se Partia Demokratike Shqiptare nuk është pjesë e kësaj, siç e quajnë disa ‘akt historik i shqiptarëve’ e që në të vërtetë do të jetë një parodi e radhës për shqiptarët.


“Në këtë mashtrim të radhës që po bëhet në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni, në mënyrë direkte – fatkeqësisht – u involvuan segmente të caktuara të shtetit shqiptar”, thuhet në reagimin e ish-deputetit dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore në PDSH, Ernad Fejzullahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori