Vendimi është marrë nga kryesia e kësaj partie, pas një mbledhje disaorëshe me dyer të mbyllura, ku janë shqyrtuar veprimet e mëtejshme politike.

“Ne, së shpejti, do të dorëzojmë projekt-ligjet për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe propozimin-rezolutën për njohjen e Kosovës. Ne do të kthehemi në Parlament nëse këto hyjnë në rend dite dhe i jepet përparësi atyre”, deklaroi nënkryetari i PDSH-së, Imer Selmani.

Para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, kritikoi politikën e Qeverisë aktuale, që sipas tij po e çon vendin drejt izolimit dhe nuk po i përmbush detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit.

PDSH gati se tre muaj po bojkoton Parlamentin, për shkak të mosnjohjes së rezultateve zgjedhore parlamentare. /ktv/