Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, në një konferencë për media thotë se ka argumente të reja për emrat e aktivistëve të Vetëvendosjes që, sipas saj, janë punësuar me kontrata mbi vepër në Komunën e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.
Sekretari i PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se kryetari i Komunës, “në vend që të japë llogari për punësimet e militantëve partiakë, ka bërë monologje në media duke u arsyetuar dhe duke u përpjekur që të përmend disa emra të këngëtarëve që kanë qenë në listën e emrave të publikuar”.
“Me këtë rast i bëjmë pyetje Shpend Ahmetit, kush janë këta persona që ai i ka punësuar në kontratë mbi vepër në Komunë: Erzen Vraniqi, Salih Zyba, Alban Krasniqi, Drilon Pireva, Albion Rexhepi, Arbër Sejdiu, Adelina Krasniqi, Alban Azemi, Arbenora Berisha, Besnik Mujeci, Dardan Osmanaj, Fatime Ahmeti, Fortesa Bryma, Osman Bllaca, Xhevdet Pozhari, Avni Zuka, Labinot Dibrani, Ardian Olluri, Ibrahim Morina, Petrit Ademi…Këta janë vetëm disa nga militantët e shumtë të Vetëvendosjes që janë punësuar me kontratë mbi vepër dhe sot vazhdojnë të punojnë në Komunën e Prishtinës, dhe asnjëri prej tyre nuk është pjesë e estradës, e as e shoqatës së arkitektëve të kryeqytetit, siç arsyetohet kryetari Ahmeti”, ka thënë Cakolli në konferencën për media.
Sipas tij, disa nga emrat e përmendur në këtë konferencë, nga kontrata mbi vepër janë avancuar me akt-emërime nëpër pozita të larta, pa ju nënshtruar procesit të konkursit, siç e parasheh ligji i punës.
“Pas këtyre fakteve të reja që po ju prezantojmë sot, besojmë se institucionet e drejtësisë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të hetuar të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryetarit Ahmeti, sepse këto fakte dëshmojnë se ai ka rënë ndesh me ligjin. I ndodhur përball shkeljeve të shumta ligjore, pafuqisë së tij politike dhe, paaftësisë menaxhuese, Shpend Ahmeti në njërën anë luan rolin e viktimës para qytetarëve të Prishtinës, e në anën tjetër punon vetëm për punësimin e militantëve të Vetëvendosjes, të cilët sillen nga zyrat e partisë së tij, nga mbarë Kosova, më së paku nga Prishtina”, tha Cakolli.
Ai ka vlerësuar se “Shpend Ahmeti ndodhet në fundin e karrierës si kryetar i Prishtinës dhe se do të mbahet mend “si kryetar i arsyetimeve, kryetar i rrjeteve sociale e assesi si një kryetar i zhvillimit të kryeqytetit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak