LAJMI I FUNDIT:

PDK: Shkarkimi i drejtorit të Policisë lidhet me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së

PDK: Shkarkimi i drejtorit të Policisë lidhet me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se shkarkimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është shkarkim politik dhe ka ardhur si rrjedhojë e arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha në një konferencë për media tha se një veprim i tillë i kryeministrit Avdullah Hoti është inatçor.

Hoxha tha se shkarkimi i shefit të Policisë së Përgjithshme nuk është bërë rastësisht disa ditë pas kryetari i Istogut është arrestuar.

“Ne vlerësojmë se shkarkimi i drejtorit të Policisë, drejtorit të Doganave dhe ATK-së, është shkarkim politik, inatçor i kryeministrit Avdullah Hoti dhe mendojmë që lidhet pikërisht me skandalin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog, jo rastësisht shkarkimi i drejtorit të Policisë vjen pak ditë pasi për keqpërdorim të detyrës zyrtare arrestohet nënkryetari i LDK-së, ne e lidhim shkarkimi ne drejtorit të Policisë pikërisht me veprim politik dhe intaçor të kryeministrit Hoti”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka folur edhe rreth mocionit ndaj Qeverisë Hoti.

“Sa i përket mocionit jemi duke i pritë nënshkrimet në Kuvend dhe besojmë dhe po presim që ato nënshkrime për rrëzimin e qeverisë t’i jap edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe një pjesë e deputetëve që janë të pakënaqur me këtë qeveri të dobët brenda LDK-së”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me rekomandim të vartësit të tij që drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Pas kësaj, Hoti ka liruar nga detyra edhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori