LAJMI I FUNDIT:

PDK propozon shtatë hapa për zbutjen e krizës ekonomike, kërkon heqjen e akcizës për tre muaj

PDK propozon shtatë hapa për zbutjen e krizës ekonomike, kërkon heqjen e akcizës për tre muaj

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar heqjen e akcizës për 3 muaj si dhe largimin e TVSh-së për lëndën e parë në bujqësi.

Këtë kërkesë PDK-ja e drejtoi drejt Qeverisë së Kosovës. Kështu tha në një konferencë për media nënkryetari i kësaj partie Uran Ismaili.


“Si parti opozitare  e kemi për obligim që shqetësimin e qytetarëve ta artikulojmë drejt qeverisë e cila është përgjegjëse direket që me vendimet e saj të ndikojë në kualitetin e jetës të qytetarëve”, tha Ismaili.

Ai shtoi se Qeveria Kurti me neglizhencën që po tregon do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik.

Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë, është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve
Lexo po ashtu Kurti: Çmimi i vajit në Kosovë më i larti në botë, është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve

“Qeveria Kurti ka një vit që qeverisë me një pushtet absolut dhe kemi ngecur në shumë drejtime. Kjo qeveri po është e vonshme në reagim dhe e arsyetuese për mosveprim. Nëse vazhdon ky kombinim rezultati është i qartë, pra Qeveria Kurti do ta fusë Kosovën në recesion ekonomik për herë të parë në historinë e saj të pasluftës”, tha Ismaili.

Ismaili shtoi se në Thesarin e Shtetit sot janë mbi 330 milionë euro të pashpenzuara, në mungesë të politikave investive. Ai theksoi se barrën e secilës krizë po e paguan qytetari.

“Kjo qeveri krizën energjetike e reduktoi në kërkesën që qytetarët të mos luajnë sony playstation, arsyetimin që rryma nuk ruhet në frigorifer dhe tani rekomandimin që qytetarët ta kthejnë miellin në furra. Kështu nuk menaxhohet oferta dhe kërkesa në ekonomi”, u shpreh Ismaili.

PDK i ka propozuar Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë disa hapa për zbutjen e krizës ekonomike që ka kapluar qytetarët tanë:

-Të largoj përkohësisht akcizën e aplikueshme mbi importin e naftës për një periudhë 3 mujore

-Largimin e TVSH-së për mallrat esenciale si mielli, vaji, kripa dhe sheqeri deri më 1 korrik

-Largimin e TVSH-së për të gjitha lëndët e para në sektorin e bujqësisë deri më 1 tetor

-Largimin e TVSH-së për lëndët e para për prodhuesit vendorë të mallrave esenciale deri më 1 shtator

-Lansimin e një programi 3 mujor me BQK deri më 1 qershor për qytetarët që nuk mund ta përballojnë rritjen e çmimeve

-T’i mbështesë furnitorët e grurit dhe produkteve tjera esenciale për t’u qasur në tregjet ndërkombëtare

-Të obligohen të gjitha ambasadat e Kosovës të vendosin kontakte për të siguruar furnizim me lëndë të parë për prodhuesit vendorë dhe mallra esenciale për qytetarët. /Telegrafi/