LAJMI I FUNDIT:

PDK në Prishtinë: Nuk ka bazë ligjore për ndërtime në Badovc

PDK në Prishtinë: Nuk ka bazë ligjore për ndërtime në Badovc

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Badovcit.

Deputetja e kësaj partie, Eliza Hoxha, në një konferencë për media i ka bërë thirrje komunës së Prishtinës që të tregojnë se në cilën bazë ligjore është bazuar për dhënien e pëlqimit.

 “Plani zhvillimor në këtë rast që është hartuar në vitin 2012 dhe që është miratuar në 2013 e adreson liqenin e Badovcit dhe komplet parkun e Gërmisë aktual në një zonë të përbashkët si park regjional me një status ligjor. Duke i përfshirë të dyja në një formë të barabartë. E dyta, përmes këtij plani natyrisht përcaktohet edhe zona, kufiri urban ku me ligjin e vjetër hartohet plani zhvillimor urban dhe këto i takojnë dokumenteve që janë hartuar në ligjin e vjetër  që ka qenë në fuqi atë kohë. Dhe me planin zhvillimor urban  zona n0ë fjalë për të cilën janë dhënë kushtet urbanistike dhe kushtet e ndërtimit, dhe synohet të ndërtohet është zonë jashtë kufirit urban që nënkupton se kufiri urban është zona ndërtimore potenciale në 10 vjetët e ardhshme dhe krejt zona që është jashtë këtij kufiri nënkuptohet si zonë pyjore, natyrore  dhe nuk është e paraparë për ndërtim”, tha Hoxha.

Ndërtimet në Badovc, VV akuzon Komunën e Prishtinës dhe MMPH-në
Lexo po ashtu Ndërtimet në Badovc, VV akuzon Komunën e Prishtinës dhe MMPH-në

Sipas saj, ka mungesë të dokumentacioneve të cilat i kanë ofruar ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komuna e Prishtinës rreth kësaj çështje.

Madje, ajo tha se në bazë të ligjit kushtet ndërtimore nuk i lëshon Ministria e Mjedisit, por Komuna e Prishtinës, e cila ende nuk ka arritur të krijojë një vizion të qartë se si do ta zhvillojë qytetin.

“Për tërë këto vite të qeverisjes nuk ka arritur të krijojë vizion të qartë se si do ta zhvillojë qytetin, për këto dy mandate qeverisëse nuk ka vizion, harta zonale është nisur që sa, ligji është miratuar në 2013, në 2014 vetëm sa ka hyrë në fuqi në 2020 ende nuk ka hartë zonale, se çka duhet bërë me qytetin e Prishtinës, në këtë rast edhe me liqenin e Badovcit”, tha ajo.

Komuna e Prishtinës sqarohet për ndërtimet në afërsi të Badovcit, fajin ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës sqarohet për ndërtimet në afërsi të Badovcit, fajin ia hedh Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Ndërkaq, asamblisti i PDK-së në komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri kërkoi që sa më parë të thirret seanca e jashtëzakonshme komunale në të cilën do të diskutohet rreth mbrojtjes së Badovcit.

Ai i bëri thirrje Komunës së Prishtinës që të anulojë dhënien e pëlqimit për kushtet ndërtimore në zonën e liqenit të Badovcit.

“Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme është dorëzuar sipas procedurave të kërkuara në ligjet në fuqi. I bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës që sa më parë të caktojë datën dhe orën e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme në mbrojtje të liqenit të Badovcit. Thirrja e seancës së jashtëzakonshme ka për qëllim mbrojtjen e liqenit të Badovcit që është jetik për qytetarët e Prishtinës. Çdo tentim për të zhvilluar aktivitete afariste dhe banesore në afërsi të liqeni është i papranueshëm dhe nuk duhet të lejohet. Ftojmë kryetarin Shpend Ahmeti, drejtorin e Urbanizimit dhe drejtorinë e Inspeksionit që të anulojnë dhënien e pëlqimit për  kushtet ndërtimore të lëshuara për ndërtim në afërsi të liqenit të Badovcit”, tha Ratkoceri.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori