Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk e ka diskutuar çështjen e hyrjes së saj në Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq sipas analistëve procesi i filluar në Gjykatën Speciale, mund të ketë efekte edhe sa i përket formulës dhe përbërjes së ardhshme të Qeverisë së Kosovës, duke mos e përjashtuar edhe PDK-në, brenda saj.
Pavarësisht opsioneve të hapura që edhe Partia Demokratike e Kosovës, të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, një mundësi e tillë, sipas zëdhënësit të saj, Avni Bytyqi, nuk është diskutuar në strukturat e partisë.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka diskutuar fare çështjen a do të jetë pjesë e këtij koalicioni qeverisës. Ne vazhdojmë të jemi në opozitë përderisa nuk ka ndonjë ndryshim ose një arsye të ndryshme që t’i bashkangjitemi kësaj qeverie ky mbetet qëndrimi jonë që PDK është në opozitë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Avni Bytyqi.
Por, a mund ta bind PDK-në pozita e presidentit, nëse asaj do t’i ofrohej?
“Te ne nuk është çështje e presidentit dhe kryeministrit më shumë është çështje e politikave publike, bashkangjitja jonë në çfarëdo koalicioni pavarësisht me cilën parti vjen si rezultat i të themi interesave të përgjithshme të qytetarëve”, shtoi më tej Bytyqi, përcjell Telegrafi.
E sipas njohësit të çështjeve politike, Fitim Salihu, një nga faktorët që mund ta shtyjnë PDK-në në Qeveri, është, siç thotë ai, konfirmimi eventual i aktakuzave nga Prokuroria Speciale ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit.
“PDK-ja aktualisht gjendet në mes dy zjarresh. Në një anë është domosdoshmëria e rikthimit në qeveri sidomos nëse i kemi parasysh eventualitetin e konfirmimit të aktakuzave ndaj liderit të saj dhe presidentit që do ta bënte shumë më të dobët pa këto dy figura në krye. Por, në anën tjetër PDK-ja është nën presion për shkak se në zgjedhjet e 6 tetorit ka dhënë premtimin se do të qëndrojë në opozitë”, deklaroi Fitim Salihu.
Përkundër kësaj, kreu i PDK-së Kadri Veseli kohët e fundit nuk e ka kursyer qeverinë Hoti nga kritikat. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City