LAJMI I FUNDIT:

PDK mbledh Këshillin Drejtues

PDK mbledh Këshillin Drejtues

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar anëtarët e Këshillit Drejtues të partisë për një takim, i clio do të mbahet sot në orën 13:00.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka konfirmuar se do të takohen anëtarët e organit më të lartë partiak. Por, s’ka treguar nëse do të flasin për koalicion, zgjedhje të reja. Ka thënë mund te diskutohet mundësia e emërimit të udhëheqjes tjetër partiake.


“Ne zakonisht i mbajmë për fundvit gjithmonë takimet e Këshillit Drejtues. Është një prej mbledhjeve ku do të diskutohet edhe aktualiteti politik, por nuk është e sigurt nëse do të zgjedhet sot kryesia ose jo. Nuk e kemi ende të definuar nëse do të arrihet të përmbyllës sot ose jo”, ka thënë Deliu-Kodra për Express.

“Do të ketë diskutime rreth agjendave të fundit dhe natyrisht takim përmbyllës i partisë. Natyrisht janë çështje të strukturës tonë organizative, e kemi përmbyllë procesin zgjedhor deri në kryesi. Me e pa gjendjen e përgjithshme ku jemi, po ashtu me e pa mundësinë për reformat të cilat i bëjmë çdo ditë”, ka shtuar ajo.