LAJMI I FUNDIT:

PDK, LDK dhe AAK thonë se Projektligji për Zyrtarët Publikë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën

PDK, LDK dhe AAK thonë se Projektligji për Zyrtarët Publikë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën
Foto: Arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke e shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë, mirëpo kundër miratimit të këtij kanë dalë PDK, LDK dhe AAK.

Sipas tyre, ky Projektligj është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën publike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kë thënë se po bëhet dëmtimi i pozitave të zyrtarëve publikë.


“Ne e konsiderojmë se ky Projektligj e cenon rëndë administratën publike. Shërbimi civil vazhdon të jetë një tregim i suksesshëm, tani ky ligj do ta cenoj këtë. Sot po hapni me mijëra konkurse dhe do emëroni njerëz që do t’ua bëjë argatin. Dëmtimi i punës së tyre dhe marrja e një kahje do ta dëmtonte punën e tyre. Ju bëjmë thirrje Qeverisë që ta tërheq këtë Projektligj, sepse do të dëmtonte në masë të madhe administratën publike. PDK nuk do të marr pjesë në këtë Projektligj”, tha Tahiri.

Foto: Arkiv

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se ky Projektligj shpreh indinjatën e 80 mijë zyrtarëve të administratës.

“LDK shpreh indinjatën për mbi 80 mijë zyrtarët e administratës publike. Po dëshironi t’i jepni legalitet për ta shkatërruar këtë administratë. Me këtë Ligj po cenohet administrata. Kjo është mundësi për politizimin e kësaj administrate. Për herë të parë keni vendosur kritere si në sistem komunist. Me këtë Ligj po i ktheni kontratat mbi vepër”, tha Selmanaj.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Gjykata Kushtetuese i ka kontestuar disa nene të këtij Projektligji.

“Gjykata Kushtetuese i ka kontestuar disa nene. Me miratimin e këtij Ligji, asnjë ministër nuk mund të thotë se nëse i shkon ndonjë emër, nuk mund të thotë se nuk është i kundërligjshëm. Kjo është goditja më e madhe në emër të meritokratike. Qytetari nuk ka votuar për ju, që ta kthej zyrtarin e partisë në shef të rekrutimeve”, tha ai.

Aktualisht, deputet në këtë seancë janë duke i miratuar 17 amendamentet një nga një.

Me procedurë të përshpejtuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë. Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti këto dy projektligje, ndryshe sipas tyre mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë - rrëfimi i Samir Manes

Ekonomi
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Ekonomi
Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Tri kompani ndërkombëtare kualifikohen për ndërtimin e impiantit të parë të erës në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori