LAJMI I FUNDIT:

PDK kritikon presidenten Osmani: Ka dështuar gjatë vitit 2022

PDK kritikon presidenten Osmani: Ka dështuar gjatë vitit 2022

Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një varg kritikash ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Një javë pas fjalimit të së parës së shtetit në Kuvend, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se Osmani ka dështuar në punën e saj gjatë vitit 2022.


“Gjatë vitit 2022, Republika e Kosovës nuk ka pasur asnjë njohje të re. Politika e jashtme është një ndër shtyllat kryesore që lidhen me pozitën e presidentes. Asnjë angazhim konsistent, përveç deklarativ…. Ka dështuar plotësisht për të ushtruar këtë rol. Për më tepër ka dështuar në mbrojtjen e imazhit të Kosovës si shtet i konsoliduar dhe ka abstenuar nga çfarëdo përballje në interes të vendit”, tha ajo.

Sipas saj, presidentja javën e kaluar në Kuvend tha gjëra të pavërteta dhe cilësime të pabaza.

“Çdo e pavërtetë për Kosovën, mbi Kosovën dhe rrugën e lavdishme të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë me gjithë protagonistët e saj, kurrë nuk do të bëhet qëndrim i shtetit. Pavarësisht se mund të jetë qëndrim i Vjosa Osmanit që sot mban pozitën e presidentes”, shtoi Hoxha, shkruan kp.

Ajo kritikoi Osmanin edhe për siç tha abstenimit nga komentimi i çështjeve serioze të interesit publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori