LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon nga Kurti të jap sqarime për takimin me emisarët evropianë dhe amerikanë dhe kërkesat që ata patën

PDK kërkon nga Kurti të jap sqarime për takimin me emisarët evropianë dhe amerikanë dhe kërkesat që ata patën

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të sqarojë në detaje për qytetarët dhe klasën politike, takimin që kishte me emisarët evropianë e amerikanë, si dhe kërkesat që ata i parashtruan.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se Qeveria duhet të ketë ofensivë diplomatike sa i përket sulmit të ndodhur në veri një muaj më parë.


“Kryeministri ia ka pasur për borxh të gjithë qytetarëve të vendit por edhe klasës politike që ta mbajë një konferencë shtypi dhe ta bëjë një sqarim pas takimit për kërkesat e tyre dhe qëndrimin e tij. Nuk e di që kemi një qëndrim të qartë të kryeministrit sa i përket kërkesave të tyre. I bëjmë thirrje kryeministrit të vendit që të ketë një koordinim sa më të ngushtë me aleatët tanë në veçanti me SHBA-në”, ka deklaruar Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, tutje ka theksuar se kemi nevojë ta shohim Qeverinë tonë si një ofensivë diplomatike për një muaj dhe për ta treguar fytyrën e vërtetë të Vuçiqit.

“Nuk e di prej kujt po frikësohen”, ka thënë ai.

Sa i përket deklaratës së presidentes Vjosa Osmani “se kush do betejë politike më të, betejë do të këtë”, ai tha se opozita nuk do të ketë betejë, politike por betejën Kushtetuese ajo veç se e ka humbur.

“Edhe këtu presidentja tregoi që është e paanshme. Nuk është për presidenten që të bëjë politikë me opozitën. Presidentja po na kërkon betejë politike, por ne do t’i japim betejë Kushtetuese”, tha ai.

Për mosdektretimin e kryeprokurorit tha se janë duke bërë një analizë për ta parë se ku janë shkeljet në këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori