LAJMI I FUNDIT:

PDK e pranon borxhin e 3.8 milionë eurove në Gjilan (Video)

PDK e pranon borxhin e 3.8 milionë eurove në Gjilan (Video)

Partia Demokratike e Kosovës pranon që i ka lënë borxh qeverisjes aktuale në Komunën e Gjilanit. Por, hedh poshtë deklaratat e kryetarit Lutfi Haziri, nga radhët e LDK-së, i cili herë thotë që ka trashëguar dhjetë milionë euro borxh e herë shtatë milionë.

Nga PDK deklarojnë se shuma e borxhit ka qenë 3.8 milionë euro. E, sa i përket realizimit të projekteve, thonë Lutfi Haziri, që nga marrja e mandatit të kryetarit, nuk ka filluar ndërtimin e asnjë shkolle në këtë komunë, duke shtuar se edhe mirëmbajtja e atyre që ekzistojnë është e mangët.